Barcelona shmang turpërimin, fiton me përmbysje ndaj ekipit të ligës së tretë në Kupë (VIDEO)

Barcelona ka arritur që të shmang turpërimin në Kupën e Mbretit, duke fituar me përmbysje 2-1 duelin ndaj ekipit të ligës së tretë, Linares Deportivo.

Ndeshja nisi në malore për skuadrën e Xavit, pasi Diaz Hugo shënoi me kokë në minutën e 19-të, teksa rezultati nuk ndryshoi në 45 minutat e para.

Në minutën e 63-të, Ousmane Dembele shënoi një super gol me një goditje nga distanca, ndërkohë që 6 minuta më pas talenti Ferran Jutla shënoi dhe golin e dytë dhe të përmbysjes. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?