Barcelona shtyn rinovimin e kontratës me Flick, ja arsyeja

Te Barcelona, pas konfirmimit të Joan Laporta në krye të klubit, vëmendja është zhvendosur menjëherë te e ardhmja e trajnerit Hansi Flick. Tekniku gjerman, i cili mori drejtimin e skuadrës në vitin 2024 me një kontratë deri në vitin 2027, mbetet një nga pikat kyçe të projektit sportiv të katalanasve. Megjithatë, pavarësisht besimit të shprehur më herët nga Laporta, çështja e rinovimit apo rikonfirmimit të marrëveshjes është shtyrë për në fund të sezonit.

“Nuk është e nevojshme të diskutojmë tani. Do ta bëjmë me qetësi në fund të sezonit. Nuk ka asnjë arsye për alarm. Gjithçka është vendosur prej kohësh, por mbeten për t’u formalizuar disa detaje dhe kohëzgjatja”, u shpreh Laporta, duke ulur tonet mbi çdo spekulim të mundshëm.

Sipas burimeve pranë klubit, kjo qasje vjen edhe si një zgjedhje e vetë Flick, i cili synon të ruajë qetësinë në një moment vendimtar të sezonit. Barcelona ndodhet aktualisht në krye të La Liga dhe është gjithashtu në fazën çerekfinale të Champions League. Në këtë kompeticion, katalanasit do të përballen me Atletico Madrid, në një sfidë që pritet të jetë vendimtare për ambiciet e tyre europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?