Barcelona shumë e fortë për Interin, fiton edhe pa Messin në “Camp Nou” (VIDEO)
Barcelona nuk e ndjen aspak mungesën e Messit në Ligën e Kampionëve. Skuadra katalanase ka fituar pa shumë vështirësi 2-0 ndaj Interit, duke u ngjitur në krye të grupit me pikë të plota.
Në minutën e 32-të, Suarez kroson mjaft mirë në zonë, atje ku Rafinha e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë. Sulmuesi nuk feston për shkak se sezonin e kaluar ka qenë pjesë e skuadrës së Interit në formë huazimi. Barcelona humbi edhe mundësi të tjera shënimi në pjesën e parë me Suarez dhe Coutinhon.
Fillimi i fraksionit të dytë është më i mirë për Interin, që provon të zbresë rrezikshëm, por zikaltrit nuk arrijnë që të shënojnë. Në krahun tjetër Suarez humbi një mundëis të mirë, ndërkohë që Coutinho goditi traversën. 8 minuta nga fundi Jordi Alba shënoi edhe golin e dytë, duke i dhënë fund cdo shprese të Interit për një barazim të mundshëm.
Barcelona kryeson me pikë të plota 9, ndjekur nga Interi me 6 dhe Tottenham me PSV me vetëm nga 1 pikë. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

