Barcelona shumë pranë marrëveshjes me yllin e City-it

Barcelona dhe Manchester City janë shumë pranë një marrëveshje për huazimin e Ferran Torres në Camp Nou. Klubi blaugrana sot ngriti ofertën në 55 milionë euro plus 10 milionë euro shtesë për 21-vjeçarin pasi dy ofertat e tyre të para  prej 45 milionë euro dhe 50 milionë euro u refuzuan nga City.

“Qytetarët” investuan plotë 70 milionë euro për shërbimet e sulmuesit spanjoll në sezonin e kaluar, por forma aspak e mirë dhe mos përshtatja me futbollin anglez kanë bërë që City të heqë dorë prej tij.

Kjo mund të jetë lëvizja e duhur për Barcelonën që është në kërkim të yjeve të rinj, por dhe duhet të sakrifikojë disa prej tyre që s’po japin rendimentin e duhur. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?