Barcelona sot ndaj Vilarealit për kupë, Enrique: I duam të tre trofetë

Barcelona ndodhet në një moment perfekt, teksa synon të fitojë Champions League, si dhe dy trofetë në Spanjë, titullin kampion dhe Kupën e Mbretit. Kështu deklaroi trajneri Luis Enrique. Barça para ndeshjes së kupës është në garë për të fituar edhe Champions League edhe La Liga. Ndërkohë katalanasit e kanë fituar ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit ndaj Vilarealit, 3-1, për gjysmëfinalet,  dhe do të përballet sot në ndeshjen e kthimit, me shumë mundësi për të kaluar më tej. – “Ky është një moment i mirë si në lojën tonë, ashtu dhe në rezultatet që kemi arritur. Le të shpresojmë që këtë formë të ruajmë deri në fund të fitojmë tre trofetë,” – theksoi Enrique. Barcelona është në vend të dytë në La Liga, dy pikë pas Realit. Por Barcelona e pret rivalin historik në Kamp Nou më 22 mars, në një ndeshje direkte ku shpreson ta parakalojë atë. Në Champions League, katalanasit janë një hap larg çerekfinales, pasi fituan 2-1 në ndeshjen e parë më Manchester City në Angli. Por Enrique insiston se Vilareali, para ndeshjes së sotme të Kupës së Mbretit, duket pasur kujdes, sepse është ekip i fortë. Barcelona e ka fituar plot 26 herë trofeun e Kupës së Mbretit dhe kërkon ta fitojë sërish edhe këtë vit. “Dëshira jonë është ta fitojmë këtë ndeshje. Vetëm kështu nuk mund të ketë surpriza.” Në fundjavë Vilareali ndaloi Realin e Madridit, në La Liga, në barazim 1-1, duke i dhënë shanse Barcelonës të afrohet me dy pikë larg kreut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?