Barcelona triumfon ndaj Bilbaos, vendos një gol i Yamal (VIDEO)

Barcelona merr një fitore të rëndësishme në transfertë duke mposhtur 1-0 Athletic Bilbao, në takimin e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në San Mamés Stadium, në kuadër të javës së 27-të të La Liga.

Golin e vetëm të sfidës e realizoi talenti i ri spanjoll Lamine Yamal në minutën e 68-të. Sulmuesi i Barcelonës shënoi me një goditje të bukur nga distanca, duke mposhtur portierin vendas dhe duke i dhuruar skuadrës katalanase tre pikë shumë të rëndësishme.

Gjatë ndeshjes, skuadra baske pati disa momente dominimi dhe krijoi raste për të barazuar rezultatin, por mbrojtja e Barcelonës u tregua solide, duke neutralizuar çdo përpjekje të vendasve dhe duke ruajtur portën e paprekur deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë kësaj fitoreje, Barcelona e çon në 67 numrin e pikëve dhe forcon pozitën në krye të renditjes së kampionatit spanjoll.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?