Barcelona turpëron Real Madrid në shtëpi, fiton 4 me 0 (VIDEO)

Nuk ka histori. “El Clasico” e parë e këtij sezoni fitohet bindshëm nga Barcelona. Skuadra e Flick mori një sukses 4-0 në Santiago Bernabeo, duke i dhënë një goditje të fortë rivalëve.

Ishte një duel që dhuroi emocione, por jo gola në 45 minutat e para, ku madrilenët ishin në sfidë me pozicionet e shumta jashtë loje të Mbappe. Fillimi i pjesës së dytë ishte i gjithi për Barcelonen. Lewandowski shënoi dy gola në harkun e dy minutave.

Më pas do të ishte radha e Yamal që shënoi golin e sigurisë, ndërkohë që Raphinha shënoi në minutat e fundit dhe golin e katërt me një parabël të lehtë. Në 11 javë Barcelona ka fituar 10 ndeshje dhe është në kuotën e 30 pikëve, +6 pikë më shumë se Reali. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?