Barcelona turpëron Realin në “El Clasico”, fiton me poker në Berbabeo (VIDEO)

Barcelona e Xavit është e papërmbajtshme. Skuadra katalanase ka arritur një fitore spektakolare në shfrat 4-0 ndaj Real Madridit në “El Clasicon” e luajtur në mitikun “Santiago Bernabeo”.

Pas një gjysmë ore lojë do të zhbllokohej dhe rezultati. Pas një krosimi fantastik të Dembele nga krahu i djathtë, Aubameyang e ka të thjeshtë për ta dërguar topin në kuadrat me një goditje me kokë. Ky gol i dha zemër ekipit katanalas që 9 minuta më pas do të gjente dhe golin e dytë, por me një goditje me kokë të mbrojtësit Araujo.

Fillimi i pjesës së dytë do të ishte i gjithi për Barcelonën që do të gjente dy gola të shpejtë. Ferran Torres realizoi pas një kombinimi fantastik me Aubameyang. 4 minuta më pas sulmuesi spanjoll i kthehu nderin bomberit nga Gaboni, i cili realizoi me parabël.

Dy sulmuesit falën dhe gola të tjerë ndaj një mbrojtje katastrofike të skuadrës së Ancelottit. Një fitore e madhe për Barcelonën që konfirmon formën fantastike në këtë fazë të sezonit që i sheh në vendin e tretë me 54 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP