Barcelona vijon me spastrimet, mbrojtësi i talentuar bën gati valixhet

Nuk kanë fund largimet te skuadra e Barcelonës. Pas Suarezit, Vidalit dhe Semedos, tashmë është radha e Jean-Claair Todibo për t’u larguar nga Barcelona. Trajneri holandez, Ronald Koeman, po bën një spastrim të përgjithshëm te katalanët dhe mbrojtësi francez është në listën e të padëshiruarve.

20-vjeçari me shumë mundësi mund të rikthehet në Francë te Rennes. Ekipi francez do të luajë në Europë dhe i siguron vendin e titullarit të padiskutueshëm ndaj dhe është në avantazh për ta afruar, siç raportohet, në huazim me të drejtë blerjeje rreth 17 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?