Barcelona zyrtarizon trajnerin e përkohshëm pas shkarkimit të Koeman
Sergi Barjuan, trajner i ekipit B, do të jetë përkohësisht në krye të Barcelonës. Katalanas përmes një komunikate zyrtare kanë konfirmuar se deri në gjetjen e pasuesit të Koeman, frenat e skuadrës do t’i ketë Barjuan.
“Barcelona bën me dije se Sergi Barjuan, trajneri aktual i Barçës B, do të marrë provizorisht drejtimin teknik të ekipit të parë. Pozicioni i përkohshëm në stolin e ekipit të parë do të mbyllet sapo klubi të mbyllë punësimin e një trajneri të ri, pas shkarkimit të Ronald Koeman”, shkruhet në komunikatë.
Xavi me shumë mundësi do të jetë pasuesi i Koeman, pasi spanjolli ka arritur një marrëveshje me klubin, por duhet gjetur dhe akordi me klubin ku aktualisht është i punësuar.
KOHA JONË SONDAZH

