Barceona fiton me përmbysje ndaj Elches, e ndihmon edhe VAR (VIDEO)
Barcelona fitoi me shumë vështirësi ndaj Elches në shifrat 2-1. Në fundit e pjesës së parë Fidel i Elches zhbllokoi takimin, duke e çuar skuadrën e tij me moral të larë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve.
Aktivizimi i Ferran Torresit në pjesën e dytë ndryshoi ritmin e lojës së Barcelonës dhe ishte pikërisht ish-futbollisti i City-t që barazoi rezultatin në të 61-tën.
Episodi më i diskutueshëm ishte me Depay-n që fitoi një 11-metërsh pas ndërhyrjes së sistemit VAR. Vetë holandezi e mori përsipër duke e kthyer në gol. Në dy raste të tjera vendësit pretenduan për penallti, por kryesori në të dy rastet vijoi lojën.
KOHA JONË SONDAZH

