Bare bën gati “valixhet” nga Malaga, kërkon transferimin në La Liga

Mesfushori i Shqipërisë, Keidi Bare, e ka vendosur se do të largohet nga skuadra e Malagas në fundin e sezonit. Ai nuk mendon për të qëndruar në ekipin që luan në Kategorinë e Dytë spanjolle.

Lojtari i kombëtares sonë u ka komunikuar drejtuesve të tij se nuk do të rinovojë kontratën. Ai donte të largohej që në merkaton e janarit, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Fieraku dëshiron të kalojë në elitën e futbollit spanjoll, pasi do të bëjë një hap të rëndësishëm përpara në karrierë. Kujtojmë që Bare ka qenë pjesë e Atletico Madrid, skuadër ku është aktivizuar në pak ndeshje zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?