Bare dhe Sadiku u mësojnë himnin e Shqipërisë spanjollëve (VIDEO)

Keidi Bare dhe Armando Sadiku luajnë në të njëjtën skuadër në Spanjë te Malaga. Së fundmi dy futbollistët e Kombëtares sonë kanë shfrytëzuar periudhën e karantinimit për t’u mësuar himnin e Shqipërisë spanjollëve.

Klubi spanjoll i Malagas po gjen mënyra të ndryshme për të argëtuar tifozët e saj në rrjetet sociale teksa ka postuar një video ku Bare dhe Sadiku këndojnë himnin shqiptar nga salla e konferencave të klubit andaluzian.

Bare i jep shumë emocione interpretimit të himnit teksa ngrihet në këmbë dhe këndon me zë të lartë ndërkohë që Sadiku është i ulur në karrige dhe e shoqëron Baren duke kënduar me dorën në zemër.

Video është xhiruar përpara mbylljes në shtëpi për shkakun e Koronavirusit, por klubi spanjoll ka zgjedhur që ta publikojë në këtë moment karantine. Keidi Bare dhe Armando Sadiku janë dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Malagas, teksa kanë qenë vendimtar këtë sezon.

SHKARKO APP