Bare: Ëndrroj të luaj në një Kupë Bote, te Malaga ndihem si në shtëpi

Keidi Bare ka arritur që të gjejë formën e tij më të mirë te skuadra e Malagas, ku është kthyer në titullar të pazëvendësueshëm. Mesfushori i kombëtares sonë në një intervistë të dhënë për mikrofonin e “COPE Malaga Sports”. “Ai që më thirri të nënshkruaja për Malagën ishte Caminero. Ai më njihte që te Atlético Madrid. Pastaj kam folur me Rafa Gil, kur arrita në Malaga. Ai ishte drejtori i akademisë së klubit”.

 

Keidi Bare është rikthyer te Malaga pas ndeshjeve e kombëtaren shqiptare, ku kuqezinjtë mbetën jashtë Europianit. “Jam përsëri në Malaga, pasi luajta me kombëtaren. Do të ishte ëndërr të luaja në një Kupë Bote, por tani sfida është Malaga. Të luash me Shqipërinë dhe të ndalohesh ta bësh këtë me Malaga është një situatë e vështirë. U mundova të flas me trajnerin për ta shtyrë pak shkuarjen time në kombëtare, por të qenit një datë e FIFA-s është e ndërlikuar.

E ardhmja? Te Malaga ndihem si në shtëpi, por nëse klubi të më shesë dhe është më mirë për ta, do më duhet ta pranoj. Për momentin nuk kam oferta. Dua të qëndroj dhe nuk kam frikë nga e ardhmja ime”, deklaroi Bare.

SHKARKO APP