Bare: Fitore e merituar, kishim rënie fizike në pjesën e dytë!

Duke folur pas përfundimit të ndeshjes, autori i njërit prej golave të Kombëtares, Keidi Bare u shpreh se skuadra kuqezi e meritoi fitoren, ndonëse disa lojtarë kishin rënie fizike.

“Jam shumë i kënaqur pasi ishte shumë e rëndësishme për të marrë 3 pikët. E nisëm me këmbën e parë. Ia dolëm mbanë dhe e merituam fitoren.

Kishim rënie fizike, pasi të gjithë prej nesh nuk kishte luajtur 90 minuta më parë. Megjithatë e rëndësishme është fitorja. Lituania? Tani t’i gëzohemi kësaj fitore, më pas të mendojmë për ndeshjen e radhës”, deklaroi Bare.

SHKARKO APP