Bare i grumbulluar me Shqipërinë, Malaga kërkon shtyrjen e ndeshjes

Keidi Bare është nga lojtarët më të rëndësishëm te Malaga, pasi mesfushori shtatshkurtër është një titullar fiks te skuadra andaluziane. Megjithatë që Bare të ishte aq i rëndësishëm sa që Malaga të kërkonte shtyrjen e një ndeshjeje të kampionatit për shkak se fieraku është i grumbulluar me kuqezinjtë këtë nuk e imagjinonte dot askush.

 

Kategoria e dytë në Spanjë ose siç njihet ndryshe Segunda Division nuk ndalet gjatë pauzave të kombëtareve dhe këtë fundjavë Malaga ka në program sfidën ndaj Cadiz, por drejtuesit e klubit kanë kërkuar shtyrjen e saj pasi Bare dhe disa lojtarë të tjerë janë të grumbulluar me kombëtaret e tyre. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi që do të marrë liga spanjolle e futbollit.

SHKARKO APP