Bare lë pas dëmtimin dhe rikthehet në fushë
Sporti E Diel, 2 Prill 2023 13:52
Pas afro 3 muajsh, Keidi Bare rikthehet në fushë. Shqiptari ka lënë pas dëmtimin në gju dhe është aktivizuar në duelin Girona – Espanyol për afro 13 minuta.
Edhe pse skuadra e tij u mund 2-1, 25-vjeçari tregoi sinjale pozitive dhe ishte një pikë referimi për ekipin spanjoll.
Bare pritet të jete një vlere e shtuar dhe për teknikun Sylvinho pasi deri ne qershor, ai do te jete gati për të dhënë kontributin e tij me kombëtaren shqiptare.