Bare: Ndaj Lituanisë nuk ishim të përqendruar, herët për të menduar renditjen

Keidi Bare është një nga futbollistët më të spikatur në sfidat e fundit të Kombëtares sonë. Mesfushori në konferencën e radhës për shtyp theksoi se djemtë duhet ta harrojnë sa më parë duelin me Lituanin, ku sipas tij mungoi përqendrimi.

“Gabimet me Lituaninë? Nuk kam çfarë të flas me trajnerin, pasi ai vendos për gjithçka. Ndaj Lituanisë nuk dhamë maksimumin dhe nuk ishim të përqendruar. Mendoj se në ndeshjet e ardhshme do bëjmë më mirë dhe do marrim rezultate pozitive.

Kalimi te Espanjoli nuk më jep më shumë besim, pasi këtu është ndryshe, pasi vij këtu për të dhënë maksimumin dhe më pas vendos trajneri.

Fillimisht duhet të mendojmë për ndeshjen e parë ndaj Kazakistanit, të bëjmë lojën tonë dhe të futemi në fushë për të fituar. Fusha do tregojë gjithçka, nuk mund të flasim që tani për ca vendi jemi.”, u shpreh Bare.

SHKARKO APP