Bare: Po të gabonte Lenglet, do të kishim shënuar edhe ne!

Keidi Bare pas humbjes ndaj Francës është shprehur se rezultati mund të ishte ndryshe, nëse Lenglet do të gabonte si me Moldavinë.

 

“Pësuam dy gola shumë shpejt, ishin gola të evitueshëm. Megjithatë, në pjesën e dytë sikur morëm dominimin dhe nuk na rrezikuan shumë. Ata janë Franca, dhamë 100% tonë. Beson te brezi i ri? Besoj se po. Jemi të rinj, ka shumë pak nga 2016.

Ky grup do të formohet pak nga pak. Mund të bënim të paktën një gol, siç bëri edhe Moldavia? Dua të them po, sikur të bënte Lengle gabim siç gaboi në rastin e golit të Moldavisë. Sikur ta bënte edhe sot. Ne japim maksimumin”, deklaroi Bare.

SHKARKO APP