Barella drejt skualifikimit, pritet të mungojë në dy duelet ndaj Liverpoolit
Interi do të luajë më 16 shkurt në “San Siro” ndaj Liverpoolit, por lajmi i keq është se nuk do të ketë në dispozicion Nico Barellan. Mesfushori italian do të paguajë kartonin e kuq që mori në ndeshjen e javës së fundit në grupe kundër Realit të Madridit.
Pas kartonit të kuq në Bernabeo ai është pezulluar për një ndeshje, por lajmi i keq është se UEFA ka vendosur që ta skualifikojë për 2 ndeshje. Kjo do të thotë se Barela do të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet më 8 mars në “Anfield”.
Sipas “Gazzetta Dello Sport”. Reagimi i Barellës ndaj Militaos duket se nuk do të falet nga UEFA, pavarësisht se nuk ishte gjest i dhunshëm, por instiktiv. Skuadra e Interit nuk ka ndërmend që ta apelojë vendimin, i cili ende nuk është zyrtar.
KOHA JONË SONDAZH

