Barella: Gabova në Madrid, i kërkova falje arbitrit dhe Militaos
Nicolo Barella është penduar për veprimin në Champions League ndaj Realit dhe që solli largimin me karton të kuq nga fusha e lojës. Mesfushori energjik tashmë rrezikon që të mungojë në 2 ndeshjet vendimtare të 1/8-ve të finales së Champions League.
“Gabova që reagova pas shtyrjes së marrë. Sigurisht që ishte një gjest i shëmtuar dhe më vjen keq, sepse iu përgjigja një provokimi dhe nuk duhet ta bëja.
I kërkova falje gjyqtarit dhe Militaos. Nuk e di se çfarë do të vendoset (1 apo 2 ndeshje), por unë mendova se duhet të kërkoja falje pavarësisht kësaj.
Të luash me Interin është gjithmonë një kënaqësi. Kapiteni tani është Samir dhe e meriton. Unë jam një djalosh që gjithmonë përpiqem që të jap maksimumin”, u shpreh Barella.
KOHA JONË SONDAZH

