Barella: Inzaghi na ka dhënë më shumë liri, Liverpooli s’është i lumtur që do të luajë ndaj nesh

Nicolo Barella është kthyer në një nga lojtarët e pazëvendësueshëm në skuadrën e Interit. Fillimisht me Conten dhe tashme me Inzaghin, mesfushori vijon të koleksionojë paraqitje shumë të mira duke merituar dhe rinovimin e kontratës. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai nuk i ka kursyer elozhet për Inzaghin, ndërkohë që ka sfiduar Liverpoolin.

“Që kur isha i vogël e imagjinoja veten duke luajtur me Interin, ëndërroja të isha pjesë e skuadrës që do të fitonte titullin e yllit të dytë. Tani jam këtu dhe nuk ndalem, dua ta realizoj këtë sezon objektivin”.

Inzaghi? Ai na ka dhënë më shumë liri për t’u shprehur në fushë, por jo se Conte na detyronte kush e di se çfarë. Gjithsesi, Inzaghi na ka përfshirë të gjithëve me karizmën e tij, duke na dhënë mundësinë për të bërë zgjedhje. Një gjë e tillë na ka ndihmuar në të gjitha nivelet, pas dy vitesh intensive në të cilat kemi punuar gjithmonë duke ndjekur të njëjtin koncept.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liverpool? Niveli është i lartë dhe në këtë fazë të kompeticionit nuk mund t’u shmangesh ekipeve të mëdha. Ata janë të fortë dhe po përmirësohen, por nuk mendoj se janë të lumtur që do të ndeshen me ne. Unë mendoj se do të shijojmë sfida të ekuilibruara. Dominuam për një orë në Madrid kundër Realit, por më pas gabova unë dhe u shkatërrova ndeshjen shokëve të skuadrës”, deklaroi Barella.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?