Bartomeu: Në verë do të ketë shumë shkëmbime, Neymar dhe Martinez …

Për Barcelonën afrimi i Lautaro Martinez nuk do të jetë i thjeshtë, teksa Interi do ta lërë të lirë vetëm nëse paguhet klauzola e tij prej 111 milionë eurosh. Presidenti i blaugranëve, Bartomeu në një intervistë të dhënë për “Mundo Deportivo”, ka lënë të hapur mundësinë për nënshkrimin me sulmuesin argjentinas.

“Politika e përforcimeve të ekipeve nuk ndryshon, Abidal dhe Planes do të vijojnë që të punojnë. Këtë verë do të ketë më shumë shkëmbime, pasi nuk ka shumë para.

Lautaro dhe Neymar? Nuk mund të flas për emra. Barcelona do të shkojë në merkato për të mbyllur operacionet që i gjykon të përshtatshme. Jemi një klub botëror, i aftë që të bëjë blerjet e duhura”, deklaroi Bartomeu. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP