“Bashkë mund të arrijmë shumë”, Duka nis punën me stafin për “Euro 2024” në Gjermani

Shqipëria do të marrë pjesë në “Euro 2024”, teksa Kombëtarja ka siguruar vazon e dytë.  Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka bërë një postim në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë, ndërkohë që sipas tij ka nisur puna për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në Gjermani.

“Respekt, mirënjohje e falënderime nga zemra për ekipin tonë kombëtar, stafin teknik e administrativ që na sollën në këtë vend nderi në renditjen e ekipeve. Kualifikimi ishte ëndërr e realizuar dhe më parë, por vendi i parë në grup e renditja si skuadra e 11 e Europës ka qenë e pabesueshme më parë, e sot realitet.

Nga sot, kemi filluar një program të strukturuar për t’u përgatitur më mirë për sfidën tonë të ardhshme, e cila për ne është thelbësore, një rezultat pozitiv në Euro 2024. Mbështetja juaj na mbush me energji pozitive dhe për këtë dua t’ju falenderoj të gjithëve. Bashkë, ne mund të arrijmë shumë!”, shkruan Duka.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, tabelë, ndriçimi dhe teksti

SHKARKO APP