Bashkëpunimi i Shqipërisë me Serbinë, Cana: Jam kundër, Duka nuk i njeh mirë!

Vendimi për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Serbisë për organizimin e Europianit U21 në 2027 ka sjellë reagime të shumta. Ish-lojtari i Kombëtares, Lorik Cana, në një intervistë të dhënë për Klan Kosova, ka dalë hapur, duke treguar pozicionin e tij kundër.

“Armand Duka ende nuk e di se me kë ka punë. Nuk pajtohem me vendimin e tij për të organizuar Kampionat me Serbinë. Fillimisht, unë vet nuk kam asnjë lloj besimi në sinqeritetin e tyre në çfarëdo lloj hapi që ndërmarrin me faktorin shqiptar dhe kur them me faktorin shqiptar, mundet me qenë Federata shqiptare, Federata e Kosovës”, tha Cana.

SHKARKO APP