Bashkëshortja e Buffon “thumbon” Ronaldon: Familjarët nuk duhet të reagojnë në rrjetet sociale!

Elma Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos, mori në mbrojtje performancën e portugezit në Instagram, duke kritikuar shokët e tij të skuadrës. Një gjë që nuk i ka pëlqyer aspak bashkëshortes së Buffon, Ilaria D’Amico, e cila është gazetare në platformën “Sky Sport”.

“Unë i përkas shkollës së vjetër. Anëtarët e familjes (së futbollistit), vëllezërit dhe gruaja nuk i përdorin rrjetet sociale për këtë gjë. Nëse burri ose vëllai do të ishte futbollist, unë do të doja t’ua shprehja mendimet e mia personalisht.

Nuk është se do të doja që Gigi, ose nëna ime të komentonin për profesionin tim publikisht. Anëtarët e familjes nuk kanë pse të bëhen komentues në rrjetet sociale”, është shprehur Ilaria. Kujtojmë që jo në pak raste familjarët e Ronaldos kanë reaguar edhe gjatë periudhës që ai ishte te Reali.

La journaliste Ilaria D'Amico répond à la Soeur de Cristiano ...

SHKARKO APP