Bashkëshortja e Hysajt e pëson keq nga shakaja e shkodranit: Fli në këmbë! (VIDEO)
Ditët që qëndrimit në shtëpi nuk janë aspak të thjeshta as për futbollistët që janë mësuar me aktivitet fizik. Elseid Hysaj po e shfrytëzon këtë periudhë për të qëndruar pranë bashkëshortes dhe djalit.
Së fundmi futbollisti shkodran i ka bërë një rreng bashkëshortes, Fiorenza duke vendosur një bidon uji në tavan dhe më pas i ka thënë që ta mbajë me shkop nga poshtë duke fjetur.
Ish-modelja shkodranë ndërkohë e mori seriozisht, duke u lagur me ujë në një moment. /R.Lika-Koha Jone/