Bashkëshortja e Paolo Rossit mes lotëve: E përqafova fort dhe i thash ‘shko’, ishte njeri unik!
Federica Cappelletti, bashkëshortja e ish-futbollistit të njohur Paolo Rossi, i cili u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare i ka dedikuar fjalë shumë prekëse. Legjenda e njohur e futbollit italian la gjurmë të thella në Botërorin e vitit 1982, ndërkohë që ishte protagonist edhe me Juventusin e Milanin.
“Pa të është vërtet shumë e vështirë. Gjithsesi do ta bëj pasi ja kam premtuar. Në momentin që po vdiste nuk donte të largohej. Unë e përqafova fort, i thashë ‘shko, lëre këtë trup’, mjaft ke bërë shumë. Unë preferoj të mendoj se është një lamtumirë. Për fat të keq nuk mund ta bëj, madje as nuk kam forcë. Jam e hutuar dhe plot dhimbje.
Nuk është e lehtë të përmbledhësh me pak fjalë gjithçka që ishte Paolo – shtoi gruaja e Paolo Rossi – Një person unik, plot optimizëm edhe në momentet më të vështira, një person i shkëlqyer, por në të njëjtën kohë i thjeshtë. Ai u mësoi shumë vlera të bukura vajzave tona. Unë them që pas Paolo Rossi, mbijetojmë. Kështu që unë do të përpiqem të mendoj
Ai ishte një person që mund të fliste në të njëjtën mënyrë si me krerët e shtetit, por edhe me njerëzit që takonte në supermarket. Ky ishte Paolo dhe kjo ishte madhështia e tij. Ne do ta kthejmë Paolo përsëri në Toskanë. Do të bëjmë ceremoninë e varrimit në Vicenza”, është shprehur bashkëshortja e tij. /R.Lika-Koha Jone/