Basketboll, një amerikan në Shkodër
Nëse për shumë shqiptarë dhe veçanërisht shkodranët Amerika mbetet ende një ëndërr, ndodh që një amerikan të vijë në Shqipëri, pikërisht në Shkodër, për të vijuar karrierën e tij si basketbollist. Ditën e djeshme mbërriti në Shqipëri lojtari më i ri i ekipit të Vllaznise në Basketboll për meshkuj dhe ai është Brandon Hogg, i cili mbrëmjen e djeshme i është bashkuar në Shkodër ekipit të ri. Basketbollisti amerikan ka rënë në ujdi me klubin e Vllaznisë për të vazhduar karrierën e mëtejshme tek kjo skuadër dhe konsiderohet një sportist i dalluar në ligat amerikane ku ka marrë pjesë deri tani.
KOHA JONË SONDAZH

