“Basketbollisti” Rama kundër futbollit/ Kuqezinjtë e Euro 2016 nuk janë më “ambasadorë të mirë”, qeveria i heq pasaportat diplomatike

Ju kujtohet kur kombëtarja e Shqipërisë pritej me festë dhe krenari pas pjesmarrjes historike në finalet e Euro 2016. Në atë kohë, përveç tifozëve me dashurinë pa kushte, në këmbë u ngrit e gjithë qeveria. Madje pjesa më e madhe e organizimeve në nder të kuqezinjve kishin skenarin dhe regjinë e saj. Mes nderimeve të atëhershme, ishte dhe pajisja e tyre me pasaporta diplomatike, pasi jo vetëm ishin heronj, por edhe ambasadorët më të mirë të Shqipërisë, siç u quajtën atëherë.

Atëherë, pasi tani gjërat kanë ndryshuar. Jo më shumë për skuadrën, pasi disa prej atyre lojtarëve vijojnë të jenë pjesë e kombëtares, por në perceptimin që ka qeveria për ata. Heronj ndoshta janë ende, por jo “ambasadorë të mirë”. Në ditën kur përfaqësuesja kuqezi do të luante sfidën kundër San Marinos, në Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i kujton Federatës Shqiptare, që të gjitha subjektet e saj që janë pajisur me pasaportën diplomatike, duhet ta dorëzojnë atë brenda afatit, që është data 30 qershor I këtij viti.

Në letrën e siguruar nga “Balkanëeb” bëhet e ditur se futbollistët e kombëtares dhe delegacioni i saj u pajisën, me pasaportë diplomatike pas VKM të datës 23 qershor të vitit 2016, pra menjëherë pas përfundimit të aventurës në Kampionatin Europian, por me një tjetër VKM të datës 12 qershor të vitit 2019, këto subjekte nuk cilësohen më si kategori që e gëzojnë këtë të drejtë.

Çështje vendimesh dhe ligjesh. Por e thënë shkurt, futbollistët e kombëtares, ata të Euro 2016 dhe të tjerët që do të vijnë pas tyre mund të jenë “heronj” për tifozët, por jo “ambasadorë të mirë” për qeverinë, të paktën nëse nuk ndodh ndonjë tjetër kualifikim i madh….
/balkanweb

SHKARKO APP