Bastet na çojnë në Francë 2016, Shqipëria favorite për fitoren ndaj Armenisë
Kompanitë e basteve më të njohura botërore kanë vendosur që tani kuotat e ndeshjeve të ardhshme kualifikuese “Euro 2016”, që do të luhen në fund të muajit mars. Kombëtarja e Shqipërisë, e cila do të përballet me Armeninë, ndeshje që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, muajin e ardhshëm, shihet si më favorite për të fituar. Kuqezinjtë, e drejtuar nga Gianni de Biasi nëse fitojnë me armenët, kuotohon me koeficientin 2.00, kurse kundërshtarët armenë për fitoren e tyre kutotohen me koeficentin, 3.50, ndërkohë që barazimi në këtë takim është kotuar me 3.00. Dueli Shqipëri – Armeni do të zhvillohet më 29 mars, ndërsa fitorja e Shqipërisë kërkohet medoemos nga kuqezinjtë e De Biasit, si shans për të vazhduar ëndrrën e madhe të kualifikimit për finalet e Europianit, Francë 2016. Ndërkohë në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Portugalia është favorite përballë Serbisë, pasi fitorja e luzitanëve është kotuar me 1.65. nëse fiton me Armeninë, Shqipëria mundet që më 17 prill të marrë edhe tre pikët e ndeshjes së 14 tetorit në Beograd, që u ndërpre prej incidenteve por iu dha në tavolinë serbëve nga UEFA, me rezultatin 3-0. Shqipëria u penalizma për braktisjen e lojës, ndërsa çështja ndodhet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Luzanë, ku do të vendosen edhe fatet e këtij takimi.
KOHA JONË SONDAZH

