Basti i radhës së Contes tek Interi është … Nainggolan
E ardhmja e Radja Nainggolan mbetet gjithnjë e më e paqartë, teksa nuk përjashtohet as mundësia që ai të luajë sezonin e ardhshme sërish me Interin.
Sipas Tuttosport, janë tre hipotezat për sezonin e ardhshëm: “Nainggolan do të kthehet tek Inter-i në fundin e këtij kampionati. Për momentin duket e vështirë që klubi sard ta rimarrë në huazim ose ta blejë. Inter mund ta përdorë belgun si shkëmbim, por nuk përjashtohet as mundësia që ta mbajë për të kompletuar mesfushën”.
Trajneri Antonio Conte mund të ndërmarrë një bast personal, për të rikthyer belgun në ditët e tij më të mira, si te Roma ku shkëlqente para disa viteve. Një mision i vështirë, por jo i pamundur, pasi Conte i pëlqen së tepërmi lojtarët me personalitet të fortë.