Bastiset shtëpia e mjekut të Maradonës, nis hetimi për shkaqet e vdekjes

Fillimisht ishte një ide, por aktualisht për policinë argjentinase është më shumë se realitet hipoteza se vdekja e Diego Armando Maradonës mund të jetë e qëllimshme dhe me dashje.

Policia ka filluar procedurat dhe ka bastisur shtëpinë e mjekut personal Leopoldo Luke nga ku të dielën dhe hetuesit po kërkojnë të gjithë stafin e tij. Luke u kap në media gjatë transmetimit direkt ku policia hyn në shtëpinë e tij.

Gjithashtu avokati i “El Pibe de Oro”, Matias Morla deklaroi ditë më parë se ambulanca u vonua duke hedhur dyshime për një vrasje me dashje nga ku nuk u mor asnjë shërbim mjekësor 12 orë përpara se ish-kampioni i botës të ndërronte jetë. Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare më 25 nëntor pas një ataku kardiak, që ishte shkaktuar pas ndërhyrjes kirurgjikale në tru.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?