Bastoni është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, lë pas dy yjet e Arsenalit
Alessandro Bastoni po kalon momentin më të mirë në karrierën e tij. Mbrojtësi italian po kalon një formë fantastike tek Inter, ndërkohë që për Inzaghin është thjesht i pazëvendësueshëm.
Bastoni e ka dërguar paraqitjen e tij në një tjetër nivel, kjo reflektohet edhe te shifrat pasi sipas “Trasfermarkt”, sot për sot, futbollisti “zikaltër” është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë. Kartoni i tij vlerësohet nga faqja e specializuar për statistikat me 80 milionë euro.
Bastoni ndan vendin e parë me mbrojtësin e Arsenal, Saliba. Arsenal ka në dispozicion një tjetër mbrojtës me vlerë të lartë si Gabriel, që vlerësohet me 75 milionë euro. Në vendin e katërt renditet mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi i cili vlerësohet me 70 milionë euro.
