Bastoni: Fjala titull është e ndalur për momentin, Juventus rival i fortë!
Interi vazhdon të kryesojë renditjen e Serie A, por te skuadra zikaltër ka futbollistë që ngurrojnë ta përmendin fjalën “titull”. Në një intervistë për “La Stampa”, Alessandro Bastoni flet për momentin që po kalon skuadra e Contes.
“Kjo fjalë tek Interi është e ndaluar për momentin. Është një çështje psikologjike dhe taktike. E dimë se mund t’i besojmë njëri-tjetrit. Juventusi mbetet rival i fortë. Eliminimi nga Liga e Kampionëve do të jetë një stimul më shumë për bardhezinjtë.
Unë jam me të vërtetë i lumtur këtu. Kjo është shtëpia ime e dytë, nuk do të ketë probleme në zgjatjen e kontratës. Ndoshta një ditë do të kurorëzoj një ëndërr tjetër: të bëhem kapitenin e ekipit tim të preferuar. Tri vite më parë në Parma karriera ime ishte e panjohur. Tani stërvitem me kampionë të mëdhenj, me ta mësoj shumë dhe po rritem.
Conte? Ne filluam një projekt afatgjatë me të. Ishte një surprizë që trajneri vuri bast për mua shumë shpejt. Shpresoj se do të qëndrojë për një kohë të gjatë në drejtimin e Interit. Grupi është rinovuar që nga sezoni i kaluar dhe vazhdon të rritet. Ne synojmë për të bërë më të mirën”, deklaroi Bastoni.