Bastoni: Juventus favorit për titullin, ja si mund të ndalet Ronaldo!

Një nga mbrojtësit më të spikatur të Interit, edhe pse i ri në moshë, Alessandro Bastoni është i vetëdijshëm se sfida ndaj Juventusit nuk është e zakonshme. Talenti i zikaltërve në një intervistë të dhënë para ndeshjes ka vlerësuar rivalët, ndërkohë që u ndal edhe te dueli me Ronaldon.

“Të luash në Inter-Juventus të jep emocione të mëdha. Kam luajtur 3-4 herë, por kam provuar gjithnjë emocione të njëjta. Është një ndeshje e madhe dhe një nder që ta luash. Juventus është me siguri favorite për titullin kampion, për shumë arsye. Fitojnë prej shumë kohësh në Itali, dhe ne dhe skuadrat e tjera do të provojmë që të ndalim këtë dominim.

Si ndalet Ronaldo? Nuk e di. Ka fituar 5 ‘Topa të Artë’, është një punë që duhet ta bëjë e gjithë skuadra. Juventus është një ekip i madh, që nuk ka vetëm CR7. Janë shumë futbollistë të fortë, që të dielën do të mundohemi që t’i ndalim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë gola të pësuar? Episodet vendosin ndeshjet, dhe kohët e fundit kemi pasur kundër në disfavor. E them këtë, sepse mbrojtja luan më para, jemi më shumë agresivë, dhe lëmë më shumë hapësira. Gjithsesi duam që të pësojmë sa më pak të jetë e mundur”, deklaroi Bastoni. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?