Bastoni: Kurrë te Milani, ndaj tyre ka rëndësi që të mos humbasim!
Serie A rikthehet në fushë dhe e bën këtë duke propozuar menjëherë një derbi të rangut të lartë mes Interit dhe Milanit. Pas merkatos së transferimeve, ai që ka ndezur atmosferën është Alessandro Bastoni, mbrojtësi i zikaltërve dhe interist që fëmijë.
“Është një emocion i jashtëzakonshëm dhe thelbësor. E rëndësishme do të jetë të mos humbasim, pastaj shpresoj që Calhanoglu të mund të përsëritet.
Një jetë te zikaltrit dhe një mundësi, ajo për të shkuar në anën tjetër të qytetit të Milanos, të cilën mbrojtësi nuk e merr parasysh fare: “Çdo lojtar bën zgjedhje, por për aq sa më takon mua nuk ka as 0.1% mundësi që të mund të zgjedh të shkoj te Milan.
Titulli? Do të jetë thelbësore sidoqoftë që të mos humbasim pikë kundër të vegjëlve për të bërë të vlejnë çfarë kemi arritur në ndeshjet direkte. E rëndësishme është të mos humbasim, por kampionati është i gjatë. Vitin e kaluar në këtë pikë ne nuk ishim ende në krye të renditjes dhe më pas fituam me 10 pikë diferencë. Është shumë herët, gjithçka mund të ndodhë”, deklaroi Bastoni.
KOHA JONË SONDAZH

