Bayern Munich nuk heq dorë nga Sane por i dëmtohet një tjetër titullar

Dëmtimet brenda dhe jashtë fushë kanë shoqëruar këtë sezon të Bayern Munich. Objektivi i tyre kryesor, Leroy Sane, pësoi një dëmtim të rëndë duke bërë që marrëveshja me Man.City të shtyhet për këtë verë pasi sipas presidentit të klubit bavarez, Herbert Hainer, Bayern nuk ka hequr dorë nga sulmuesi gjerman:

“Jemi duke folur për një lojtar të madh. Është e vërtetë që jemi ende të interesuar por përpara se të marrin një vendim final duhet të kuptojmë se si do të jetë gjendja e tij pasi të rikthehet nga dëmtimi”, u shpreh Hainer. Pas një fillimi sezoni aspak pozitiv, Bayern është rikthyer sërish aty ku i ka hije, në majën e klasifikimit të Bundesligës por sërish problem mbeten dëmtimet.

I fundi i cili është i detyruar të shkoj në infermieri është Ivan Perisic. Mesfushori kroat mori një goditje në kavilje në seancën e fundit stërvitore nga shoku i tij Alvaro Odriozola duke pësuar një frakturë. Perisic do të qëndroj 4 javë pushim total përpara se të nis rehabilitimin, rikthimi i tij sërish në fushë parashikohet të ndodh pas 6 javësh.

SHKARKO APP