Bayern për fitore me Hanover, Shtutgarti zvenit shanset e mbijetesës
Shtutgarti i vendit të fundit nuk shkoi më larg se barazimi pa gola me Hertha Berlin dhe mbetet i fundit duke rrezikuar rënien në njç kategori më poshtë pasi e mbyll pa gola ndeshjen brenda me Hertha Berlin. Bayern Mynih luan të shtunnë në transfertën e Hanover, me qetësinë që e karakterizon në Bundesligë, ku më tepër se fitorja e radhës, të besuarit e Pep Guardiola mendojnë për ndeshjen e kthimit të UEFa Champions League. Në mesjavë Bayern i duhet të presë Shahktor Donjesk dhe i kërkohet fitorja për kualifikimin, pasi ndeshja e parë përfundoi në barazim pa gola. Vulsburgu, skuadra që ndjek Bajern në renditje ka një ndeshje më të vështirë ndaj Augsburg në transfertë, ndonëse .Pas 23 javëve të para në Bundesligë, Bajern Munich kryeson me 58 pikë i ndjekur nga skuadra gjermane e Volsburgut, me 50 pikë. Vendi i tretë mbahet nga Borusia Moenchengladbach, skuadra ku aktivizohet futbollisti me origjinë shqiptare i përfaqësueses helvete, Granit Xhaka, me 40 pikë. Bajer Leverkusen mban vendin e katërt me 36 pikë, si dhe Shalke në vend të pestë me 35 pikë, është në garë për një nga vendet e para që do t’i siguronte pjesëmarrjen në Champions League. Poas rrezikut të rënies nga kategoria, Borusia e Dortmundit me ecurinë e javëve të fundit ndodhet në kuotën e 28 pikëve, që edhe pse rrezikon ende rënien, ndodhet vetëm 8 pikë larg zonës Champions. Vendi i fundit mbahet nga një skuadër tjetër e madhe, Shtutgarti, që ndodhet në kuotën e 19 pikëve, e që u përball me ekipin gjerman të Herthës së Berlinit. Paderborn i Alban Mehës është në zonën e ftohtë të rënies me 23 pikë, duke lënë pas dy kundërshtarë ndaj i duhet të fitojë me Bajer Leverkusen të djelën, për të mos rrezikuar. Meha aktualisht në formë, premton gol.
Bundesliga
Java e24-ët
6 mars
Shtutgart-Hertha Berlin 0-0
7 mars
15:30 Augsburg – Volfsburg
15:30 Freiburg – Verder B.
15:30 Hamburg – Borusia D.
15:30 Hanover -Bajern M.
15:30 Schalke – Hofenheim
18:30 Mainz – Borusia M.
8 mars
15:30 Këln – Eintracht F.
17:30 Paderborn – Bajer L.
KOHA JONË SONDAZH

