Bayerni arrin akordin me Luis Diaz, tashmë duhet bindur dhe Liverpooli
Transferimi i Luis Diaz te Bayern Munchen duket se është në fazat përfundimtare. Sulmuesi anësor kolumbian, i cili iu bashkua Liverpool-it në janar të vitit 2022 nga Porto, ka informuar drejtuesit e klubit anglez për dëshirën e tij për të kaluar në Bundesliga.
Pas javësh negociatash, marrëveshja mund të mbyllet së shpejti. Bayern fillimisht ka ofruar 52 milionë euro, një shifër që më pas është rritur në 67.5 milionë. Liverpool, që e bleu Diaz-in për 54 milionë euro tre vite më parë, kërkon një shumë më të lartë, i vetëdijshëm për vlerën e lojtarit, i cili ka zgjuar interesin edhe të klubeve të tjera si Barcelona.
Kampioni gjerman, pas dështimeve për të afruar emra si Bradley Barcola dhe Nico Ëilliams, duket i gatshëm të bëjë një ofertë përfundimtare që mund të kapë shifrën e mbi 70 milionë euro.
Sipas gazetës gjermane Bild, Bayerni ka arritur tashmë një marrëveshje personale me Diaz për një kontratë katërvjeçare, deri në vitin 2029, me një pagë vjetore prej 14 milionë eurosh. Tani mbetet vetëm finalizimi i marrëveshjes mes dy klubeve. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

