Bayerni arrin akordin me Sadio Mane, por duhet bindur Liverpooli
Bayerni pritet të jetë shumë aktiv në merkaton e kësaj vere. Një nga këto lëvizje pritet të jetë transferimi i Sadio Mane nga Liverpool te Bayern Munich. Këtë gjë e ka bërë të ditur gazetari italian Fabrizio Romano.
Gazetari i mirënjohur shprehet se sulmuesi senegalez dhe Bayern Munich kanë arritur një marrëveshje së bashku, një marrëveshje personale dhe verbale.
Kontrata thuhet se do të jetë 3-vjeçare por ende nuk dihet se sa do të jetë paga e sulmuesit të Liverpool. Tashmë mbetet që klubi gjermanë të bindë “Të Kuqtë” me një ofertë të kënaqshme, që duhet me patjetër të kalojë shifrën e 30 milionë eurove.
KOHA JONË SONDAZH

