Bayerni arrin akordin me Sane, i ofron një pagë të frikshme

Bayerni Munchen nuk ka hequr dorë nga Leroy Sane, i cili është edhe objektivi kryesor gjatë kësaj merkatoje. Klubi gjerman sipas “Sky Sport De” ka arritur një marrëveshje me futbollistin dhe tashmë duhet të gjejë gjuhën e përbashkët edhe me Manchester City-in.

 

Lojtari i kombëtares gjermane do të përfitojë 18 milionë euro në sezon nga kontrata me bavarezët, një shifër e frikshme që ka bërë që ai të pranojë menjëherë transferimin.

Tashmë do të mbetet edhe pjesa më e vështirë për të bindur edhe City-in, që nuk heq dorë nga ai as për 100 milionë euro. Deri të enjten e ardhshme pritet që bisedimet mes të dyja klubeve të jenë intensive. Sipas mediave angleze ndërkohë Sane pritet që të zbresë në fushë nesër në finalen kundër Liverpoolit për Superkupën e Anglisë. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP