Bayerni bën gati 100 milionë euro për sulmuesin e Seria A

Bayern Munich ka nisur të mendojë për pasuesin e Robert Lewandowskit në merkaton e verës. Klubi gjerman së fundmi ka kërkuar informacione te Napoli për Victor Osimhen. “Corriere dello Sport” ka shpjeguar se së fundmi ka pasur një telefonatë pas njoftimit të lamtumirës nga sulmuesi polak.

Për sulmuesin nigerian nuk ka interes vetëm nga Bayerni. Emri i tij është futur në qendër të vëmendjes nga disa klube të mëdha si Manchester United, Arsenal dhe Newcastle. Napoli nuk është gati që ta lërë të lirë Osimhen për më pak se 100 milionë euro, një shifër që është vështirë të paguhet nga Bayerni, që ka një politikë tjetër për transferimet. /R.Lika-Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?