Bayerni bën gati rinovimin me një nga liderët e skuadrës

Bayern Munich është shumë pranë zyrtarizimit për herë të 10-të radhazi kampione e Gjermanisë. Drejtuesit e klubit që tashmë kanë nisur punën për të përforcuar skuadrën në merkato, por edhe për të ruajtur futbollistët që ka më të rëndësishëm.

Një nga liderët e ekipit dhe që preferon të vazhdojë të luaj deri në fund të karrierës me rekordmenët gjermanë është Thomas Muller. Në fakt, kontrata aktuale e 32-vjeçarit përfundon pas dy viteve, megjithatë palët kanë biseduar dhe sipas Bild, kontrata e re e Muller do të jetë deri në vitin 2025.

Sipas mediave gjermane, me bonuse, Muller mundtë arrijë deri në 20 milionë euro në vit. Në këtë formë, drejtuesit e Bayern vlerësojnë në të gjitha aspektet një nga liderët e skuadrës i cili përveç pjesës së fushës ka një rol të madh edhe jashtë saj, duke i “dhënë një dorë” trajnerit Julian Nagelsmann.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?