Bayerni bën ofertën e dytë për të rrëmbyer Mane nga Liverpooli

Bayerni ka nisur kërkimin për të gjetur një sulmues për sezonin e ardhshëm. Në listën e dëshirave prej javësh ka përfunduar Sadio Mane, i cili ka lajmëruar largimin nga “The Reds”.

Bavarezët bënë edhe ofertën e parë për senegalezin, për të cilën u ofruan “The Reds” 21 milionë paund, shifër kjo e cila u refuzua nga klubi anglez, që nuk pranon më pak se 42.5 milionë paund për kartonin e 30-vjeçarit.

Sot Bayerni ka bërë një ofertë të dytë për Mane-n dhe tashmë gjermanët janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë paund për sulmuesin e Liverpool, por edhe kjo shifër nuk duket e pëlqyer nga “The Reds”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mane ka kontratë deri në verën e 2023-shit me Liverpool dhe vetëm në sezonin e fundit ka shënuar 23 gola dhe ka dhënë 5 asiste në të gjitha kompeticionet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?