Bayerni bën paqe me Leverkusenin, Muller bëhet protagonist me autogol (VIDEO)

Bayerni nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në super duelin e javës së 25-të në Bundesligë. Skuadra bavareze zhbllokoi e para sfidën me Niklas Sule, por nuk mundi që ta menaxhonte rezultatin.

Në minutën e 36-të, Thomas Muller i rikthyer në prapavijë për të ndihmuar mbrojtjen, e dërgoi topin në portën e tij. Më pas ndeshja u bë shumë e luftuar në fraksionin e dytë me raste në të dyja portat, por rezultati nuk do të ndryshonte.

Bayerni mbetet në krye me 59 pikë, ndërkohë që Leverkuseni mban vendin e tretë me 45 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?