Bayerni bën për “aspirina” Leverkusenin dhe blindon kreun (VIDEO)
Bayerni është i pandalshëm në Bundesligë, teksa sot ka shkatërruar Bayer Leverkusenin në shifrat 5-1. Në “Bay Arena” përballeshin dy skuadra që mbanin vendin e parë me nga 16 pikë secila pas 7 javëve të para dhe pritej të zhvillohej një sfidë mjaft interesante, por bavarezët e Nagelsmann e vranë shumë shpejt duelin.
Që në minutën e katërt ishte bomberi polak Robert Lewandowski që shënoi golin e avantazhit për bavarezët. Në fundin e pjesës së parë për 7 minuta bavarezët shënuan edhe katër herë të tjera me Leëën, Muller dhe Gnabry dy herë, duke çuar shifrat në 0-5 dhe duke mbyllur plotësisht llogaritë e ndeshjes.
Në pjesën e dytë bavarezët u mjaftuan me një menaxhim të mirë të lojës dhe energjive, ndërsa vendasit shënuan golin e nderit me anë të Patrick Schick në minutën e 55-të, duke bërë që ndeshja të mbyllej 1-5.
Bayerni ngjitet në kuotën e 19 pikëve, i vetëm në krye të renditjes, tashmë i ndjekur nga Borussia Dortmund me 18 pikë, ndërsa Leverkusen zbret në vendin e tretë me 16 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

