Bayerni bën tjetër ndalesë në Bundesligë, këtë herë ndaj Hoffenheim (VIDEO)
Bayerni konfirmon disi periudhën delikate që po kalon në kmapioonat, teksa nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Hoffenheim. Ky ishte barazimi i dytë radhazi për bavarezët, pasi javën e kaluar u ndalën në të njëjtën rezultat ndaj Leverkusen.
Vendasit ishin të parët që do të kalonin në avantazh në minutën e 32-të me Baugartner. Bayerni do të kundërpërgjigjej mjaft mirë duke barazuar në shtesën e fraksionit të parë. Lesandosski kthehu në gol një krosim që do trë vinte nga goditja e këndit.
Në fraksionin e dytë me gjithë këmbënguljen, skuadra e Nagelsmann nuk do të arrinte që të gjente një tjetër gol. Bayerni gjithsesi mbetet në krye me 60 pikë, 10 më shumë se Dortmundi, por këta të fundit kanë dhe dy duele për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

