Bayerni dhe Dortmundi marrin 3 pikë e radhës, Lewandowski dhe Haaland shkëlqejnë me dopietë (VIDEO)
Bayern Munich vijon të fitojë në Bundesligë edhe pse ka siguruar matematikisht titullin kampion që në mesjavë. Skuadra e Flick fitoi 3-1 kundër Freiburg.
Kimmich zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 15-të me një goditje të bukur me të majtën në hyrje të zonës. Në minutën e 24-të, do të vinte radha e Robert Lewandowskit që të shënonte golin e dytë.
Holer rihapi sfidën në minuan e 33-të, por sulmuesi pollak do të realizonte sërish golin e dytë personal në këtë ndeshje. Lewandowski është golashënuesi më i mirë në Europë këtë sezon me 33 gola të shënuar.
Borussia Dortmund arriti që të fitonte 2-0 në duelin direkt për vendin e dytë ndaj Leipzig. Sfidën do ta vendoste i përhershmi Haaland me dy gola të shënuar, në minutën e 30-të, dhe në të 93-ën, pak para se arbitri të vërshëllente fundin e ndeshjes. /R.Lika-Koha Jone/