Bayerni dhe Dortmundi munden në Bundesligë, por Haaland dhe Lewandowski nuk i ndahen golit (VIDEO)
Me titullin e siguruar dhe te festuar, Bayerni nuk gjen më motivim në Bundesligë. Skuadra e Nagelsmann është mundur 3-1 në transfertën ndaj Mainz. Burkardt, Niakhate dhe Martins shënuan golat për vendasit, ndërkohë që Lewandowski realizoi golin e vetëm për skuadrën bavareze. Sulmuesi polak ka shënuar plotë 34 gola në Bundesligë, duke qenë dhe golashënuesi më i mirë në Europë.
Dortmundi pësoi një humbje tjetër 3-4 ndaj Bochumit. Verdhezinjtë e panë veten në disavantazh të dyfishtë pas 8 minutash, teksa miqtë shënuan me Polter dhe Holtman. Haaland nuk e kishte thënë fjalën e tij, pasi sulmuesi norvegjez do të shënonte plotë 3 gola, dy prej të cilëve me 11-metërsh në fraksionin e parë. Gjithsesi Bochum reagoi sërish duke barazuar rezultatin me Locadi, ndërkohë që Pantovic shënoi golin e përmbysjes. Dortmundi gjithsesi ka siguruar vendin e dytë, ndërkohë që Bochum është pranë shpëtimit në vendin e 13-të. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

